Shkupjani kapet me marihuanë në Ohër

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Ohër ka arrestuar një shkupjan pasi është kapur me marihuanë.

“Sot (26.07.2021) në ora 14.40 në bulevardin “Turistiçka”, policët nga Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër e kanë privuar nga lria E.N. nga Shkupi, pasi te ai është gjetur marihuanë”, thuhet në njoftim.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër tij do të shqiptohet kallëzim penale përkatës./TV21