Prokuroria Publike Themelore Shkup pas procedurës hetimore ka ngritur aktakuzë kundër një personi për veprën penale- vrasje sipas Kodit Penal.
-I akuzuari, më 10 maj në orët e hershme të mëngjesit, në shtëpinë në lagjen “Pero Nakov” gjatë kryerjes së aktit dhunë në familje, me paramendim ka privuar nga jeta gruan me të cilën ka jetuar dhe ka pasur marrëdhënie personale. Me dorë dhe këmbë e ka goditur disa herë në kokë dhe në të gjithë trupin duke i shkaktuar lëndime trupore me çka viktima ka përjetuar shok traumatik që ka rezultuar me vdekje, thonë nga Prokuroria.
Për shkak se ekzistojnë rrethana që i akuzuari mund të arratiset dhe të ndikoje mbi dëshmitarët, prokurori kompetent ka kërkuar nga gjykata të ia vazhdoje masën e paraburgimit personit në fjalë./TV21