Shkupi këto ditë është në mesin e dhjetë qyteteve më të ndotura në botë

Edhe sot në mëngjes niveli i ndotjes në Shkup është shumë i lartë. Mëngjesin e sotëm, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut është në mesin e 10 qyteteve më të ndotura në botë, tregojnë të dhënat e “Airvisual”. Mbrëmjen e djeshme Shkupi në këtë listë u rendit madje edhe në vendin e parë.