Ministria e punëve të brendshme ka vazhduar edhe këtë javë me kontrollet e përforcuara në komunikacion.
Vetëm në Qytetin e Shkupit, dje janë shënuar 325 sanksione, mes të cilave për vozitje pa leje për qarkullim 18 persona, për tejkalim të shpejtësisë 128 persona, probleme teknike dhe veturë e paregjistruar 11, 9 motoçiklist dhe 78 masa për vetura të parkuara në mënyrë jo të ligjshme nga të cilat 74 vetura janë marrë nga kompetentët si dhe 36 sanksione për mos mbajtje të maskës mbrojtëse.
Këto kontrolle të përforcuara do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, nga Ministria për Punë të Brendshme apelojnë që qytetarët të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion.