Shkup, në kov id-qendrat brenda 24 orëve janë pranuar 38 pacientë

Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 38 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 480 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Cov id-19.

Brenda 24 orëve, në klinikat interne janë pranuar 22 persona, tre pacientë janë pranuar në Institutin për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC, një pacient është pranuar në Klinikën e Neurologjisë, 6 pacientë janë pranuar në Klinikën e Dermatologjisë, dy pacientë në Klinikën e Nefrologjisë, shtatë pacientë të ri janë pranuar në klinikën e ORL-së dhe tre pacientë janë pranuar në Klinikën për Sëmundje të Syve. Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin 8 shtatori janë pranuar 11 pacientë të ri me Cov id-19. Brenda 24 orëve janë shëruar 16 pacientë.