Shkup, dhjetëra dënime për vozitje pa patentë shoferi

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 213 gjoba në trafik, transmeton Alsat.

Për vozitje pa patentë shoferi policia ka shqiptuar 23 gjoba, 14 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 25 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes. Tetë dënime janë regjistruar për kalim në semafor të mbyllur, pesë për tejkalim të shpejtësisë. 45 gjoba janë shqiptuar për makina që janë parkuar gabimisht, ndërsa 7 gjoba janë regjistruar për mosmbajtje të maskës. MPB apelon për respektim të rregullave në trafik me qëllim rritjen e sigurisë.