Shkup, brenda 24 orëve në ko vid-qendra janë pranuar 30 pacientë

Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 30 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 452 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Cov id-19.

Brenda 24 orëve, në klinikat interne janë pranuar 13 persona, tre pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, katër në Klinikën e Dermatologjisë, tre në Klinikën e Nefrologjisë, tre në Klinikën e ORL-së.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 10 pacientë të ri me Cov id-19, shtatë janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup. Brenda 24 orëve janë regjistruar 32 pacientë të shëruar.