Shumë shkurt!
Në Turqi kush asnjë cent s’guxoi me i ngritë çmimet sepse “diktori” një muaj përpara u ka thënë prodhuesve e tregtarëve se po gabuat i ngritët në kohë “izolimi”, mos thuani pastaj se kemi ditë.
Punë “diktatorësh” ma, e punë shtetesh diktatoriale!
Tek ne, tregtarët e paskrupullt e idiotë deri në palcë, që tri ditë çmimet n’hava, e tek pasi u zbrazën depot, shitoret e supermarketet, sot dy ministra reaguan lodhtë me, “Mos i ngritni çmimet se do të ju dënojmë”.
Ti kshyre niher!
Në vend se kjo vërejtje të ishte dhënë dy javë përpara e të ishin lexuar çmimet e tregut në mënyrë që pastaj të veprojnë më lehtë e më seriozisht, ata na dalin me marifetet e tyre tek pasi të jetë krye puna.
Për këtë arsye unë kurrë s’kam rënë në grackën e “demokratëve” tanë e as jam rreshtue me këta që kah të shkojnë e shajnë “diktatorin”, edhe atë, me preteksin se ai s’po lejoka jetësimin e demokracisë në Turqi. Cilës demokraci, me demek kësaj si e jona.
E pra, kjo është arsyeja pse populli turk e do “diktatorin” e vetë, pa marrë parasyshë si e përshkruajnë “demoktratët” e botës, e mozomakeq edhe këta “demoktratët” tanë…!
Rajon-Botë Shkoni te Erdogani rritni çmimet e ushqimeve e shihni çka ju gjen!