Shkon në 46 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri

Pas disa ditësh i shtruar në spital, në terapi intensive, një 65 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën pasditen e sotme, duke e çuar kështu numrin e personave që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në 46. 65-vjeçari i konfirmuar me Covid-19 vuante nga Diabeti dhe Policitemia. Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ndërsa i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit, u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit.