Klinika Infektive, e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar se një ditë më parë aty ka vdekur një pacient 70-vjeçar me koronavirus.
Viktima është thënë se ka qenë nga Komuna e Vushtrisë dhe ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Ndërkohë gjatë ditës së hënë në këtë Klinikë janë duke u trajtuar 97 pacientë, prej tyre 93 të infektuar me koronavirus.
Sipas zyrtarëve të Klinijës, pesë pacientë janë në gjendje kritike, derisa 41 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Sipas të dhënave të fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars dhe deri më tani, janë regjistruar 2,169 raste me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Prej tyre, 1,047, persona janë shëruar, derisa 37 pacientë kanë vdekur.