Shkëndija në Bullgari, do të sfidojë CSKA Sofjen

Kampioni i Maqedonisë, skuadra e Shkëndijës, udhëtoi drejt Bullgarisë, ku në Bansko ndaj CSKA Sofjes, do të zhvillojë sfidën e fundit para eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Pas stërvitjes së mëngjesit, “kuqezinjët” u drejtuan drejt Banskos, ku nesër në orën 18.30 do të përballen me njërin ndër ekipet më të mira në Bullgari. Ndryshe kjo do të jetë ndeshja e katërt kontrolluese për Shkëndijën, pasi që në fazën përgatitore pësoi disfatë nga Prishtina 0-2 dhe fitores ndaj Shkupit 2-0 dhe Laçit me 2-1.

Ky duel do të jetë testi i përgjithshëm për djemoshat e Ernest Gjokës, para sfidave të eliminatoreve në Ligën e Kampionëve kundër kampionit të Sllovenisë, skuadrës së Mura.

Shkëndija në merkaton verore u forcua me Bilallin dhe Timovskin.