Drejtoresha e Regjistrit qendror, Marija Boshkovska Jankovski solli Vendim për ndërprerje të marrëdhënies së punës të personit Emil Jakimovski për shkak, siç kumtuan mbrëmë vonë nga ky institucion, shkelje thelbësore të dispozitave nga Marrëveshja kolektive të Regjistrit qendror.
Për Jakimovskin në periudhën e fundit ka pasur raporte se përmes Internetit ka drejtuar kërcënime ndaj gazetarëve Meri Jordanovska dhe Iskra Koroveshkovska, si dhe ndaj drejtoreshës së Regjistrit qendror në këtë institucion.
Pas njoftimeve për kërcënimet nga Jakimovski ndaj gazetarëve vijuan reagime me kërkesa për përgjegjësi nga shoqatat dhe asociacionet e gazetarëve, ndërsa ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev kërkoi që ata në SPB-Shkup t’i paraqesin rastet dhe të sjellin dëshmi materiale me qëllim të procesimit urgjent në Prokurorinë Themelore Publike.
Paraprakisht nga Regjistri qendror informuan se për shkak të prishjes së rendit të punës dhe disiplinës, si dhe kërcënime ndaj të punësuarve në këtë institucion kundër Jakimovskit është hapur procedurë disiplinore, por se nuk ka vendim sepse ai tani më disa muaj është në pushim mjekësor.
Siç kumtuan, në periudhën e fundit në MPB ka pasur shumë denoncim nga të punësuar në Regjistrin qendror për shkak të kërcënimeve nga personi i njëjtë, ndërsa denoncim ka parashtruar edhe drejtoresha e Regjistrit qendror, Marija Boshkovska Jankovski.
Nga Regjistri qendror dje kumtuan edhe se fan faqja e tyre në rrjetin social Fejsbuk është hakuar dhe janë lutur që përmbajtjet të cilat do të publikohen nga ajo faqe, qytetarët t’i injorojnë, sepse siç thonë, nuk janë qëndrim i tyre.