Shiu në Australi ndihmoi në shuarjen e zjarreve, por shkaktoi përmbytje

Reshjet e sotme të shiut në shtetin australian Kuinslend, i shuan një pjesë të zjarreve të cilat i shkretuan 2,5 milionë hektarë nga shtatori, por gjithashtu shkaktuan vërshime në disa pjesë.

Sipas vlerësimeve në disa rajone kanë rënë një e katërta e reshjeve mesatare vjetore të shiut, ndërsa Byroja shtetërore për meteorologjinë kumtoi se në rajonet bregdetare janë evidentuar deri në 160 milimetra shi për 24 orë.

“Pritet gjatë ditëve të ardhshme të ketë më shumë shi”, publikoi Byroja në Tuiter.

Siç theksohet, disa persona janë shpëtuar nga vërshimet, ndërsa disa ura dhe diga janë mbyllur për komunikacion, por nuk ka denoncime për dëme më të mëdha.

Shirat që ranë para ca kohësh në Kuinslend, Viktoria dhe Uellsin Jugor të Ri ndihmuan në luftën kundra qindra zjarreve të cilat dogjën sipërfaqe me madhësinë e Greqisë, me ç’rast jetën e humbën 33 persona dhe miliona kafshë.