Shiu i një dite më parë shkaktoi dëme në disa vendbanime

Shtëpi të përmbytura dhe orendi të shkatërruara, ky është epilogu i motit të keq që mbrëmë ka goditur Zelenikovën e Shkupit. Shiu i rrëmbyeshëm i ka mbushur bodrumet dhe ka përmbytur shtëpitë. Përveç në Zelenikovë, nga shiu janë përmbytur edhe disa rrugë në kryeqytet. Shiu shkaktoi dëme edhe në lagjen Prevalec në Veles. Kryetari i komunës së Velesit Ace Kocevski publikoi foto në Facebook dhe kërkoi qytetarët që kanë pësuar dëme nga shiu, të paraqiten në Komunë në mënyrë që komisioni të bëjë vlerësimin e dëmeve.