Shitjet e veturave në Kinë bien për 92 për qind, shkaku i koronavirusit

“Gjatë kësaj periudhe janë shitur rreth 4 900 vetura, krahasuar me rreth 60 000 për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tha CPCA.

Nisur nga vlerësimet e saj, rënia e numrit të makinave të dorëzuara mund të jetë me 70 % për tërë muajin shkurt dhe me 40% për janar-shkurtin.

Kjo është një rënie, që pasqyron kufizimin e ekonomisë, për shkak të masave drastike të marra për mbajtjen nën kontroll të epidemisë, si zgjatja e pushimeve të Vitit të Ri Hënor, mbyllja e detyruar e dyqaneve dhe kontrollet në shumë qytete.

Federata paralajmëron se rënia do të jetë e përkohshme, por kohëzgjatja e rikuperimit do të varet nga masat e miratuara nga autoritetet në rajone të ndryshme për të frenuar përhapjen e virusit.