“Shitëse”, Estonia kërkon falje pasi Ministri tallet me kryeministren e Finlandës

Presidentja e  Estonisë ka kërkuar falje pasi ministri i Brendshëm i vendit e përshkroi kryeministren e re të Finlandës si “vajza e shitjeve”.

Presidentja Kersti Kaljulaid tha se ajo ishte “turpëruar” nga komentet e Mart Helme, 70 vjeç, i cili udhëheq partinë populiste të ekstremit të djathtë Ekre.

Kryeministri finlandez Sanna Marin, 34 vjeçe, është kryeministrja më e re në botë.

Ajo kryeson një koalicion të qendrës së majtë me katër parti të tjera, të gjitha të udhëhequra nga femrat dhe ka qenë një yll në rritje për disa vite.

Z. Helme i bëri komentet e tij që shkaktuan polemika gjatë një fjalimi para partisë së tij.

“Tani ne shohim se si një vajzë shitëse është bërë kryeministre dhe si disa aktivistë të tjerë të rrugës dhe njerëz jo të arsimuar janë bashkuar gjithashtu në kabinet,” tha ai.

Zonja Marin ka folur për rritjen në një familje të mesme dhe vështirësitë ekonomike. Ajo ka punuar si asistente shitjesh para se të shkonte në universitet dhe të fillonte një karrierë politike.

Ajo ishte personi i parë në familjen e saj që mbaroi shkollën e mesme dhe shkoi në universitet.

Helme tha që komentet e tij ishin keqkuptuar, por nuk nguroi ti kërkojë ndjesë zonjës Marin.

Ai tha se kishte për qëllim të “pranojë se është e mundur të arrish vetë përmes punës nga një nivel i ulët shoqëror në politikë të lartë”.

“Nëse dikush e ka keqkuptuar atë … atëherë me të vërtetë dua të them që po i kërkoj falje kryeministrit të Finlandës,” shtoi ai.

Në një deklaratë, Presidentja e Estonisë Kaljulaid tha që ajo e kishte thirrur homologun e saj finlandez, Sauli Niinistö dhe i kërkoi që t’i përcillte ndjesën e saj ndaj zonjës Marin dhe qeverisë së saj.

“Unë gjithashtu i shpjegova se sa në siklet jam për gjithë këtë”, tha ajo.

Partitë opozitare estoneze kërkuan që z. Helme të jepte dorëheqjen, ose që Kryeministri Jüri Ratas ta shkarkonte.

Estonia është skaji më verior nga tre shtetet baltike dhe ka lidhje gjuhësore me Finlandën, e cila shtrihet përtej Gjirit të Finlandës.