Shilegov: Prej shkurtit nëpër rrugët e Shkupit do të qarkullojnë 33 autobusë me gaz

Prej shkurtit nëpër rrugët e Shkupit do të mund të shihen 33 autobusët e rinj me gaz, paralajmëroi sot kryetari i Shkupit Petre Shilegov në tribunën përfundimtare “Në rrugë të drejtë” që po mbahet në Shkup.

“Në vend të furnizimeve të autobusëve të rinj, në rrugë janë 33 autobusë me gaz të cilat nga shkurti i ardhshëm do t’i shohim nëpër rrugët e Shkupit”, tha Shilegovi, duke shtuar se po ndërmerren masa sistematike edhe në pjesën e higjienës së qytetit, komunikacionit dhe ndotjes së ajrit.

Me autobusët e rinj ekologjik pritet në vit të kursehen 25.000 euro për karburante në krahasim me autobus dykatësh kinezë. Autobusët e rinj. do të kenë ndikim edhe mbi uljen e ndotjes së ajrit në qytet sepse emetojnë përqendrim të parëndësishëm të grimcave PM.