129 raste të reja janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit nga gjithsej 1535 teste të realizuara, informojnë nga ministria e Shëndetësisë.
Rastet e reja janë paraqitur në këto qytete, në Shkup 45 raste, në Kumanovë 7, Dibër 1, në Shtip 25, në Prilep 4, Tetovë 9, Strugë 5, Manastir 6, Ohër 3,Kavadar 1, Gostivar 9, Koçan 3, Demir Hisar 1, Dellçev 1, Sveti Nikollë 2, Kërçovë 6.
Në ndërkohë që janë shëruar 109 pacientë informojnë nga Instituti për Shëndet Publik.
Betëjen nga Covid-19 e kanë humbur 6 pacientë. 5 pacientë janë nga Shkupi dhe një nga Struga.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë bërë gjithsej 92550 Covid teste ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi në vend shkon në 9797 , numri i të shëruarve në 5254, ndërsa kanë humbur jetën 451 persona. Raste aktive në vend janë 4091./TV21