“Shën Valentini” do ta gjejë në qytetin e dashurisë Elita Rudin me familje

Moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi, së bashku me burrin e saj Gjikon dhe djalin Zërin kanë zgjedhur t’i kalojnë disa ditë pushimi në Itali.

Ata kanë zgjedhur qytetin e dashurisë, Veronën, ku sigurisht edhe do ta festojnë “Shën Valentinin” e cila njihet si dita e të dashuruarve.

“Gjuli&Rema&Zëri ne qytetin e dashurise ❣️”, ka shkruar ajo pranë postimit në Instagram pranë personave më të rëndësishëm.