Shekerinska: Reagimet për takimin me Deharin vijnë nga ata të cilët për 9 vite kanë qenë në koalicion me të

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska gjatë kohës së qëndrimit të sotëm në Manastir publikisht është përgjigjur lidhur me fotografinë e publikuar dhe komentet në rrjetet sociale pas takimit të fundit me kryetarin e Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

“Reagimet nga takimi me kryetarin e Kërçovës, kryesisht vijnë nga ata të cilët prej 11, apo 9 vjet kanë qenë në koalicion me Fatmir Deharin, i cili nuk ka pasur zyrë ndryshe. Unë kam respekt ndaj qytetarëve dhe kur unë si ministre kam takime me përfaqësues zyrtar të qytetarëve, unë hyjë në shtëpinë e qytetarëve, jo në ndonjë shtëpi personale. Detyrë e imja si ministre e Mbrojtjes nuk ka qenë të flas për të kaluarën, por t’i shërojë plagët e të kaluarës dhe të mos lejoj asnjëherë të përsëritet ajo që ndodhi në vitin 2001 dhe atë e bëra. Shteti jonë është anëtare e NATO-s dhe qytetarët e dinë se diçka e tillë më nuk do të jetë frikë për shtetin tonë, ndërsa ata që flasin diçka duhej të punonin, unë timen e bëra”, ka thënë Shekerinska.