SHBA, vdekjet nga COVID-19 tejkalojnë shifrën 66 mijë

Numri i vdekjeve në SHBA nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 66 mijë, sipas të dhënave të së shtunës të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Universiteti me qendër në Maryland numëroi 66.369 vdekje dhe 1.133,069 raste me COVID-19.

SHBA vazhdon të kryesojë me raste dhe vdekje në mbarë botën. Ndërkaq, Italia ka regjistruar 28.710 vdekje, e ndjekur nga Spanja me 25.100.

Afro 175.400 pacientë janë shëruar në SHBA, sipas të dhënave.

New York është shteti më i goditur nga pandemia me 24.198 vdekje dhe afro 313.000 raste, e ndjekur nga New Jersey me 7.742 vdekje dhe mbi 123.700 raste.

Që nga shfaqja e virusit dhjetorin e kaluar në qytetin kinez Wuhan, ai është përhapur gati në mbarë globin.

Numri i të prekurve globalisht ka shkuar mbi 3,4 milionë, me gati 244 mijë vdekje, ndërsa rreth 1,1 milion pacientë janë shëruar.