SHBA evakuon 80 shtetas nga Sudani për shkak të koronavirusit

A member of a medical team wearing protective suits clean the airfield, to prevent the spread of the coronavirus disease (COVID-19), at the Juba International Airport in Juba, South Sudan April 5, 2020. REUTERS/Jok Solomun

SHBA-ja ka evakuuar 80 shtetas të saj nga Sudani ku koronavirusi i ri (COVID-19) është përhapur me shpejtësi.

Në një deklaratë nga ambasada amerikane në Khartoum thuhet se “Personeli i ambasadës tonë në Khartoum ndihmoi për rikthimin në vend të 80 shtetasve amerikanë dhe familjeve të tyre”.

Sudani është një nga vendet ku është përhapur më shumë COVID-19 në Afrikën Lindore, ku numri i rasteve ka tejkaluar shifrën 7.000 ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 447./AA