SHBA, Covid-19 ka shkaktuar më shumë viktima sesa lufta e Vietnamit

Si pasojë e pandemisë së COVID-19 në SHBA kanë vdekur më shumë njerëz sesa amerikanë në luftën e Vietnamit.

Në SHBA që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit janë infektuar 1.012.583 persona, ndërsa kanë vdekur 58 355, tregojnë të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins” i cili po ashtu thekson se nga COVID-19 në këtë vend janë shëruar afër 116 000 persona të prekur nga virusi.

Mediat amerikane shkruajnë se bilanci i amerikanëve të vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus ka tejkaluar numrin e amerikanëve të rënë në luftën e Vietnamit.

Gjatë luftës së Vietnamit jetën e kanë humbur 58 220 amerikanë.