Serbia me 24 orë ndalesë të lëvizjes nëse qytetarët shkelin masat kundër COVID-19

Ai gjatë një emisioni të “TV Prva” tha se nëse sjellja e qytetarëve të Serbisë nuk ndryshon, atëherë ai do t’i propozojë Qeverisë që të prezantojë një shtetrrethim 24 orë.

“Kjo do të thotë se askush nuk mund të dalë në rrugë. Nëse është e nevojshme, ne do ta marrim atë vendim dhe kushdo që del në rrugë do të arrestohej”, u shpreh Vuçiq, transmeton kp.

Në Serbia janë konfirmuar 741 raste me koronavirus, prej tyre 13 të vdekur.