Qindra serbë nga e mbarë Kosova kanë marshuar në Graçanicë në mbështetje të Kishës Ortodokse Serbe.
Qindra serbë nga e mbarë Kosova kanë marshuar në mënyrë paqësore mbrëmjen e së enjtes në Graçanicë në mbështetje të Kishës Ortodokse Serbe dhe serbëve të Malit të Zi.
Siç shkruan portali serb “KosovoOnline”, transmeton lajmi.net, marshi filloi nga Qendra Kulturore në Graçanicë dhe më pas vazhdoi në drejtim të Manastirit, marsh ky i cili u udhëhoq nga Ipeshkvi i Kishës së Prizrenit, Theodosius.
Ky organizim sipas këtij mediumi u bë nga të rinjtë e Graçanicës të cilët u mbështetën nga Peshkopi Teodosije.
Nga ky marsh iu bë thirrje autoriteteve malazeze që të dëgjojnë zërin e serbëve për kishën e tyre si dhe të tërheqin ligjin për liritë fetare dhe t’ua japin të drejtën Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.
Me këtë rast, Peshkopi Theodosius tha se ky marsh thjeshtë është vetëm mbështetës për serbët e Malit të Zi.
“Ne u mblodhëm këtu në Graçanicën tonë të shenjtë edhe një herë. Nga ky vend së bashku shprehim solidaritetin tonë vëllazëror me peshkopët, klerin, monastizmin dhe njerëzit besnikë në Mal të Zi, duke adresuar fjalët e mbështetjes nga njerëzit tanë nga Kosova duke vënë në dukje se ne po mbrojmë shenjtorët tanë duke i mbajtur shenjtorët tanë të sigurt, duke ruajtur identitetin tuaj dhe historinë tuaj”, tha Peshkopi i Theodosius, transmeton më tutje lajmi.net.
Ai po ashtu iu bëri thirrje ndërkombëtarëve që të ruajnë trashëgiminë kulturore fetare si në Kosovë ashtu edhe në Mal të Zi.
“Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve vendorë dhe ndërkombëtarë në rajon që drejtësia mund të ndërtohet vetëm në respekt të ndërsjellë dhe jo në mohimin e asaj që u takon të tjerëve. Dhe se të drejtat njerëzore dhe fetare janë themeli më i rëndësishëm i çdo shoqëri qytetëruese”, tha ndër të tjera Peshkopi Theodosius.