Senati italian voton për gjyq kundër Salvinit

Senati në Itali ka votuar në të mirë të lejimit të prokurorëve për të gjykuar liderin e të djathtës ekstreme, Matteo Salvini, në akuzat për mbajtje të migrantëve në det.

Salvini, i cili më parë ka shërbyer si ministër i Brendshëm në Itali, akuzohet për mbajtje në mënyrë të paligjshme të migrantëve në një anije në Sicili në gusht të vitit 2019.

Rreth 116 migrantë patën mbetur në anije atëbotë për gati një javë.

Të mërkurën, shumica e senatorëve kanë votuar që gjyqi kundër liderit të partisë kundër-imigrimit, Liga, të vazhdojë përpara.

Salvini ka thënë vazhdimisht se ai dëshiron të përballet me gjyq.

Ai i ka thënë Senatit se dëshiron “t’i tregojë botës” se politikat e tij për migrimin “kanë shpëtuar jetën e mijëra personave”.

“Unë jam absolutisht i qetë dhe krenar me atë që kam bërë. Dhe do ta bëjë këtë gjë sërish, sapo të kthehem në qeveri”, ka thënë më vonë ai.

Senatorët nga partia e tij janë larguar nga dhoma, për të mos marrë pjesë në procesin e votimit.

Sipas ligjit italian, ministrat kanë imunitet parlamentar për veprimet që marrin derisa janë në pushtet. Mirëpo një komitet ka votuar muajin e kaluar për t’i hequr Salvinit imunitetin, duke e lënë vendimin e fundit në duart e Senatit.

Njq tjetër votim zyrtar pritet të realizohet në orën 19:00.

Nëse merret vendim për gjyq kundër tij, Salvini mund të përballet me 15 vjet burgim./rel