Senati amerikan miratoi ndihmë shtesë prej 484 miliardë dollarë

Senati amerikan mbrëmë njëzëri miratoi 484 miliardë dollarë ndihmë shtesë për kompanitë amerikane dhe spitalet për luftë kundër virusit korona.
Pritet që nesër Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan të votojë për propozim-ligjin. Nëse i njëjti miratohet, ky do të jetë ligji i katërt në SHBA si përgjigje për pandeminë.
Të gjitha katër ligjet parashohin ndihmë në vlerë prej rreth tri bilionë dollarë. Presidenti amerikan Donald Tramp i bëri thirrje Kongresit që ta miratojë masën.
Propozim-ligji i miratuar nga Senati parasheh 321 miliardë ndihmë për programin për hua për firmat e vogla, 60 miliardë dollarë për programin borxhe gjatë katastrofave të jashtëzakonshme, si dhe 75 miliardë dollarë për spitalet dhe 25 miliardë dollarë për testim të Kovid-19 në nivel nacional.