Sela: Koalicioni VMRO-BDI është gjallë (VIDEO)

Për shkak të veprimeve identike të BDI-së dhe VMRO-së, në tentativë për bllokuar ndryshimin e Kodit Zgjedhor përmes dorëzimit të mijëra amendamendeve, të shumtë ishin ata që ngritën dyshime për bashkëpunim të fshehtë mes këtyre dy partive, që për 1 dekadë qeverisën bashkë vendin. Por, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, është i bindur se bashkëpunimi mes partisë së Ahmetit dhe VMRO-së nuk ka pushuar asnjëherë. Madje, ai i ka thënë gazetës LAJM, se ky koalicion ka qenë më i fuqishëm se kurrë, më 27 prill të vitit 2017, kur u përgjakën deputetët në Kuvend.

Ziadin Sela: Koalicioni VMRO-BDI është gjallë (VIDEO)

Ziadin Sela: Koalicioni VMRO-BDI është gjallë (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Monday, December 16, 2019

“Koalicioni VMRO-BDI nuk ka pushuar së funksionuari kurrë. Ka qenë më i gjallë se çdo herë mbrëmjen e 27 prillit. Nëse e keni parasysh se çfarë ndodhi dhe kush nuk ishte aty, apo kush me kë përqafohej. Ai koalicion ka funksionuar, nuk funksionoi plani i tyre i 27 prillit që gjithcka të shkojë sipas planit të VMRO-së dhe BDI-së dhe ai koalicion përsëri ekziston, por natyrisht që gjithë regjimi do të jetë në opozitë”, tha Sela në një intervistë për gazetën LAJM.