Sela: BDI nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela tha se ky popull kërkon liri siguri këtu në trojet e tyre. Sela tha se nga KSHZ u përgatit manipulimi dhe vjedhja e votës më 15 korrik.

“Kemi kërkuar që të kemi anëtarin në KSHZ që të mbrojmë votën e qytetarëve por nuk na kanë dhënë as përgjigje. Ata e dinin pse? Sepse me atë të drejt do të fitojmë në gjykatën administrative. Ky është vendi i krimit ku u vodh ardhmëria e shqiptarëve. Ne e dhamë kontributin tonë që një pjesë e regjimit të bie në zgjedhjet e kaluara, tash është koha që të bie edhe gjysma tjetër e regjimit. Ata vetëm legjitim nuk janë. Legjitimiteti ka vetëm një formë për tu arritur, legjitimiteti donë procedurë demokratik të drejtë, nuk pranon shantazhin, nuk pranon blerjen dhe vjedhjen e aq më pak nuk pranon mbushjen e kutive”, tha Sela.

Sela tha se para selisë së BE-së në Maqedoninë e Veriut bëjnë thirrje për demokraci.

“Ne do të jemi ata që do të mbrojnë sigurinë, lirinë dhe të drejtën e shqiptarit për të jetuar i lirinë dhe i sigurt këtu në tokën e tyre, në tokën e të parëve të tyre. Nuk do të dorëzohemi në asnjë moment. Ne ashtu të civilizuar si sot por edhe si ditën e zgjedhjeve, legjitimitetin do ta sjellim në duar të sigurta”, tha Sela, raporton SHENJA.