Sela: 28 Nëntori,festa e shumëfishtë për kombin

Festën e 28 Nëntorin e kanë uruar edhe liderët shqiptarë. Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në facebook ka uruar këtë festë e cila siç shkruan, ka për mision bashkimin e shqiptarëve, pasi ne jemi një Gjuhë, një Gjak, një Komb dhe kemi një Flamur.

“28 Nëntori, festa e shumfishtë për kombin, edhe pse këtë vit po shënohet nën hijen e pandemisë, na bashkon si gjithmonë, për t’i festuar në mënyrë modeste ngjarjet historike, që lidhen me heronjtë tanë kombëtarë, Skënderbeun dhe kohën kur i kthehet atdheut, Ismail Qemalin me shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë dhe Komandantin Adem Jashari më luftën e UÇK-së”. /SHENJA/