Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Reket”, pritet të dëshmojë prokurorja Elizabeta Josifovska, zëvendëse e ish-prokurores speciale, Katica Janeva.
Këtë lëndë e udhëheq gjykatësja Vaska Nikollovska – Masevska dhe gjendet në fazën e prezantimit të dëshmive verbale.
Deri më tash në këtë proces gjyqësor si dëshmitarë janë paraqitur afaristi Orce Kamçev, bashkëshortja e tij Ana, afaristë të ndryshëm dhe të ish të punësuar në “1TV”, pronë e të akuzuarit Bojan Jovanovski – Boki 13, Katica Janeva dhe Zoran Milevski – Kiçeec.
I akuzuari i parë Jovanovski, dyshohet se e ka kryer veprën penale “larje parash dhe të ardhura tjera nga veprat e penale”. Përderisa të akuzuarit Janeva dhe Milevski, për veprën penale “pranim të shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”. E akuzuara e dytë Janeva, po ashtu ngarkohet për veprën penale “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare”.
Në seancën e parë për rastin “Reket”, i akuzuari i tretë Zoran Milevski, e pranoi fajin dhe u dënua me tre vjet heqje lirie.