Seanca të katër komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të Veriut sot seanca do të mbajnë komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për shëndetësi, arsim, shkencë dhe sport dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Në rend dite të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive janë propozim ligjet për ndryshimin e Ligjit të emrit personal, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftimet dhe Ligjit për pasaportat për shtetasit të Republikës së Maqedonisë, të tre në lexim të parë. Anëtarët e komisionit do të debatojnë edhe për Raportin vjetor për punën e Këshillit shtetëror për parandalimin e delikuencës së të miturve dhe për gjendjen në sferën e të drejtave të fëmijëve dhe delikuencën e të miturve në vitin 2018, si dhe formimin e grupit punues për përforcim, avancim dhe përmirësimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Avokatit të Popullit.

Pika e vetme në rend dite të Komisionit të shëndetësisë është Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri shëndetësore, në procedurë të shkurtuar në lexim të dytë, i parashtruar nga deputetët Mirsada Emini Asani, Jagoda Shahpaska, Meri Lazarova, Jusuf Hasani, Beti Rabaxhievska Naumovska, Katerina Kuzmanovska, Maja Moraçanin, Rexhep Memedi, Riste Tashev, Miroslav Jovanoviq.

Komisioni për arsim, shkencë dhe sport gjithashtu, ka vetëm një pikë në rend dite – Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për themelimin e Fakultetit Teknologjiko-teknik, Fakultetin e Veterinarisë dhe Fakultetin e Drejtësisë në përbërjen e Universitetit “Sh. Klimenti i Ohrit” në Manastir, në procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët Aleksandar Kiracovski dhe Rexhail Ismaili.

Pikërisht pikat e vetme në rend dite të komisioneve për shëndetësi dhe për arsim, shkencë dhe sport janë në rend dite të seancës të Komisionit ligjdhënës-juridik.