Sassoli: Merkel synon ta përdorë udhëheqjen e saj në favor të të gjithë europianëve

Përparësitë e semestrit europian të presidencës gjermane përkojnë me atë që sot Europa e ka mjaft të nevojshme, tha presidenti i PE-së, David Sassoli, në një intervistë për “Sueddeutsche Zeitung”.

“Jam i mahnitur nga mënyra sesi kancelarja Merkel synon ta përdorë udhëheqjen e saj në favor të të gjithë europianëve”, pohoi ai.

“Misioni i Merkel, gjithashtu, përbëhet nga motoja e Helmut Kohl: Nuk kemi nevojë për një Europë gjermane, por për një Gjermani europiane”, theksoi presidenti.

“Kancelarja Merkel përqendrohet në qëllime si migracioni, marrëveshja e gjelbër, mbrojtja e klimës, çështja e zgjerimit. Kjo do të lejojë që Europa të prezantohet në skenën ndërkombëtare me më shumë forcë”, përfundoi Sassoli.