Sarkozi sot do të paraqitet në gjykim për korrupsion

Ish presidenti francez Nikolla Sarkozi sot do të paraqitet para gjykatës nën akuzën për korrupsion dhe keqpërdorim të ndikimit.

“Gardijan” transmeton se ky është rasti i parë gjyqësor nga disa hetime që udhëhiqen kundër këtij politikani djathtist, i cili ishte në krye të Francës në periudhën e viteve 2007-2012 dhe tani për herë të parë do të paraqitet para gjykatës pas përpjekjeve prej shumë viteve të hidhen poshtë ose asgjësohen akuzat.

Në rastin e njohur si “skandal me përgjimin”, prokuroria kumtoi se Sarkozi dhe avokati i tij Tieri Hercog kanë bërë përpjekje ta korruptojnë gjykatësin Zhilber Aziber t’u dorëzojë informata të fshehta për hetimi i veçantë kundër këtij ish lideri francez. Sarkozi është akuzuar se gjykatësit Aziber i ka ofruar t’i sigurojë vend pune të këndshme në bregun e Azurit.

Sarkozi gjenden para serisë së akuzave, nga ajo se ka marrë mjete ilegale nga lideri i vrarë libian Moamer el-Gadafi për financim të fushatës së tij, deri te marrja e gjoja ryshfetit nga shitja e armëve në Pakistan.