Sara tani ka problem me numrin e veshjeve, e tregon duke u shfaqur atraktive nga bregdeti

Ledri Vula dhe Sara Hoxha së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Gjinia e foshnjës është vajzë dhe çifti mezi po presin që ajo të vijë në jetë. Sara nuk po i ndalon imazhe ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe tani e ka treguar një fakt që u ndodh të gjithë shtatzënave.

Ajo e ka publikuar një foto nëpërmjet të cilës tregon se tani po ka problem edhe me numrin e rrobave.

Ka javë që ajo dhe Ledri ndodhen në bregdet dhe bazuar në postimet që bëjnë shihet se po ia kalojnë mjaft mirë.