Sanksionohen 374 shoferë në Shkup, nga të cilët 92 për tejkalimin e shpejtësisë

Gjatë ditës së djeshme në kuadër të masave të përforcuara të kontrollit në fushën e komunikacionit në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 374 sanksione.

Siç njoftoi sot MPB, 24 persona janë sanksionuar për ngasje pa patentë shoferi, 92 shkelje janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 16 për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruara, janë sanksionuar edhe 27 motoristë, 107 masa janë shqiptuar për parkim jo të drejtë, ndërsa 16 sanksione për këmbësor dhe 48 gjoba për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse.
– Advertisement –

“Kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion”, thuhet në kumtesën nga Ministria e Punëve të Brendshme.