Sajti amerikan thotë se për problemin e Xingjangut po përhapen lajme të rrejshme

Ditët e fundit, uebsajti i pavarur amerikan i lajmeve “Grayzone” publikoi një artikull, ku zbulon metodat e fabrikimit të lajmeve të rreme mbi problemin e Xinjiang-ut. Redaktori i “Grayzone”-së Max Blumenthal dhe shkrimtari kanadez Ajit Singh bënë së bashku një sondazh mbi burimin e lajmeve mbi Xinjiang-un. Në shumë nga lajmet e mediave perëndimore është thënë se “janë arrestuar miliona myslimanë në Xinjiang të Kinës”, që vjen nga raporti i Rrjetit të Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut në Kinë (CHRD) në OKB. Sipas sondazhit nga “Grayzone”, CHRD kishte intervistuar vetëm 8 myslimanë, duke hamendësuar se 1-2 milionë myslimanë janë arrestuar. Ky është një përfundim qesharak e i pabesueshëm.

Përveç kësaj, një i krishterë fondamentalist dhe ekstremist i djathtë, Adrian Zenz, u ftua për të dëshmuar në Kongresin amerikan. Sipas sondazhit të “Grayzone”-it, përfundimi i Adrian Zenz-it për “mbi 1 milion myslimanët e arrestuar në Xinjiang” vjen nga një organizatë mediatike ujgure në mërgim në Turqi, e cila përkrah separatizmin dhe ekstremizmin. Adrian Zenz e ka pranuar në intervistë se hamendësimet e tij mbi Xinjiang-un janë “spekulim”.