Sabri Fejzullahu feston në Shqipëri bashkë me familje, sjell pamje nga atje

Shqiptarët çdo ditë e kanë festuar në mënyra të ndryshme ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Këngëtari Sabri Fejzullahu, ka vendosur që këtë festë kësaj radhe ta festojë në Shqipëri bashkë me familjen.

Nga atje ai ndau disa fotografi të bukura, në të cilat shihet me plis në kokë.

“Rrofte Shqiptaria,Urime Shqipetare 28 Nentorin dhe diten e legjendarit Adem Jashari. Me Neren , Bunen , Vjollcen e Skenden per te festuar kete dite te madhe” , shkruan artisti.

Ndryshe, kënga e fundit e Sabri Fejzullahut mbetet “Gurbetqar”, e shoqëruar edhe me videoklip. /Lajmi.net/