Sabajer: Navalni nuk kishte pasqyrë klinike të helmimit

Toksikologu kryesor i Omskut dhe qarkut federal sibirian, Aleksandar Sabajer, pohoi se në gjakun e Aleksej Navalnit gjatë kontrollit në Omsk nuk janë zbuluar inhibues të kolinesterazës, që i kanë gjetur mjekët në spitalin “Çarite” në Berlin.

“Kur Aleksej Navalni ishte pranuar në spital, gjaku i tij ishte testuar për spektrin e gjërë të narkotikëve, substancave sintetike, ilaçe psikhedelike dhe substanca mjekësore, duke i përfshirë edhe inhibuesit e kolinesterazës. Rezultati ishte negativ”, tha Sabajer i cili njëkohësisht është edhe udhëheqës i njësisë për helmim akut të ndihmës së shpejtë në Omsk, ku Navalni është shëruar para se të dërgohet në Gjermani, lajmëroi Tass.

Ai, gjithashtu tha se Navalni nuk ka pasur pasqyrë klinike specifike për helmim me substanca nga grupi i inhibuesve të kolinesterazës.

“Siç ishte thënë tashmë, ne jemi të gatshëm të ndajmë me kolegët gjerman strishot e biomaterialeve të Aleksej Navalnit për hulumtimin e tyre gjithëpërfshirës”, tha toksikologu.

Navalni, kritik i njohur i presidentit rus Putin, ishte dërguar në spitalin në Omsk sepse i është përkeqësuar gjendja gjatë fluturimit për në Moskë, prejse paraprakisht në aeroport e ka pirë një çaj.

Ai të shtunën ishte dërguar për shërim në Gjermani, ndërsa klinika dje kumtoi se “rezultatet klinike tregojnë në helmim me substancë nga grupi i inhibuesve të kolinesterazës”.

“Substanca specifike mbetet e panjohur”, shtoi klinika në kumtesën e saj.

Navalni ende është në komë të induktuar në Repartin për kujdes intensiv, dhe gjendja e tij është serioze, por jetën nuk e ka në rrezik.