Sa herë të flasim për Lidhjen e Prizrenit duhet ta theksojmë se dokumenti i parë i nxjerrë nga Lidhja e Prizrenit, që quhej Kararname ose Akti i Vendimeve, i miratuar më 18 qershor 1878, në nenin 1 thotë se Lidhja e Prizrenit do të kundërshtoj çdo qeveri, përveç asaj të Portës së Lartë, e në nenin 2 se «…do t’i mbrojë të drejtat perandorake të personit të papërlyeshëm të madhërisë së Tij Sulltanit, sundimtarit tonë» . Tutje, ky dokument i referohet sheriatit për sa i takon mbrojtjes së jetës, të pasurisë dhe të nderit të shokëve besnikë të besimit jomysliman.
Pra, sa herë të flasim për Lidhjen e Prizrenit duhet përmendim bashkëpunimin në mes të Lidhjes së Prizrenit dhe të Qeverisë së Perandorisë Osmane sepse në fillim pushteti osman kishte simpati për Lidhjen e Prizrenit dhe nuk krijoi kurrfarë pengesash për formimin e saj.
Por, po ashtu, sa herë të flasim për Lidhjen e Prizrenit, duhet ta vëmë në pah se vetëm një vit e pak pas themelimit të Lidhjes së Prizrenit, në tetor 1879, në një mbledhje që mbahet në Prizren, Lidhja miraton programin e autonomisë, kurse pas gati tre vjetëve, në një tubim të madh në Prizren, Lidhja deklaron se do të angazhohet për pavarësinë e plotë, gjë që përforcon vendosmërinë e Perandorisë Osmane për ta shtypë atë, duke i burgosë e vra udhëheqësit kryesorë të saj.
Opinione Sa herë të flasim për Lidhjen e Prizrenit…