Kryeministri italian Giuseppe Conte pranoi ofertën e Vladimir Putin për personel, mjete dhe pajisje të forcave të armatosura, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.
Rusia gjithashtu do të dërgojë rreth 100 specialistë ushtarakë në virologji dhe epidemi, thotë agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes.
Vendimi vjen pasi numri i të vdekurve në Itali nga infeksioni që përfshiu globin u rrit me 793 në 4.825 dje dhe qeveria italiane vendosi masa më të rrepta të izolimit.
Rajoni i Lombardisë, i cili ka qenë zona më e goditur në Itali, vendosi masa edhe më të ashpra izolimi pas numrit të madh të vdekjeve nga koronavirusi.
Ministria e Mbrojtjes Ruse tha që aeroplanët e transportit ushtarak do të dërgonin tetë brigada të mjekëve ushtarakë, automjete speciale të dezinfektimit dhe pajisje të tjera mjekësore në Itali nga e diela.