Rroga minimale është rritur për 200 denarë, pushteti e konsideron vendim historik

Rritja ligjore e pagës minimale për plus 200 denarë, sipas parashikimit të Qeverisë është akt historik, por për sindikatat është absurdi më i madh. Harmonizimi ligjor i pagës minimale me pagën mesatare ka përplasur sindikatat dhe autoritetet. Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi thotë se tani nuk është koha për rritje.

Dje patëm një moment historik, e ajo është se unë jam mbështetës i konsultimeve dhe gjetjes së konsensusit të të gjithë aktorëve në shoqëri, duke përfshirë sindikatat, punëdhënësit, dhe çdo qytetarë – tha Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Sindikatat kërkojnë që qeveria ta rrisë pagën minimale në 16,900 denarë për të arritur 60 për qind të pagës mesatare. Por pushteti këtë nuk e pranoi.

Duhet të them se sindikatat dje ishin shprehimisht kundër një vendimi të tillë dhe unë mendoj se po flasim për një rritje prej 200 denarëve në pagën minimale në kulmin e kësaj pandemie, ku punëtori është varfëruar, kjo është qesharake – u shpreh Blagoja Ralpovski, Konfederata e Sindikatave të Lira.

Organizata e punëdhënësve për Alsat tha se kanë votuar “Për” rritje në pagën minimale sepse edhe nëse do të votonin kundër, ata nuk mund të ndikonin në harmonizimin ligjor të pagës minimale.

Organizata e punëdhënësve votoi për ndërsa përfaqësuesit e sindikatës kundër. Këshilli Ekonomik dhe Social është organ këshillimor kolektiv i Qeverisë dhe ai vetëm i jep këshilla dhe mendime Qeverisë dhe asnjë anëtar i këtij organi nuk mund t’i bllokojë ligjet – thonë nga Organizata e punëdhënësve.

Sipas ligjit aktual, harmonizimi i pagës mesatare me pagën minimale bëhet çdo mars të vitit. Tani minimumi do të jetë 15,200, dhe mesatarja 28,272 denarë.