Rritje e ndjeshme e shitjes së automjeteve

Shitjet e automjeteve të Kinës pritet të arrijnë 25.3 milionë njësi këtë vit, deklaroi një organ i industrisë, ndërsa tregu më i madh i automjeteve në botë vazhdoi të çonte rimëkëmbjen globale të industrisë së automjeteve nga goditjet e ulëta gjatë pandemisë Covid-19.

Xu Haidong, zyrtar i lartë në Shoqatën e Prodhuesve të Automjeteve në Kinë (CAAM), deklaroi se pret që shitjet kineze këtë vit të arrijnë në 20.2 milionë automjete pasagjerësh dhe 5.1 milionë automjete komerciale, të cilat përfshijnë kamionë dhe autobusë, shkruan “CGTN”.