Rritje e kredive dhe depozitave në qershor edhe në nivel mujor dhe vjetor

Në qershor të këtij viti depozitat e përgjithshme dhe kreditë shënojnë rritje. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se depozitat e përgjithshme vazhduan të rriten në bazë mujore, që është falë rritjes së depozitave në të dy sektorët, me kontribut pak më të theksuar në sektorin korporativ.

Shkalla vjetore e rritjes, sipas të dhënave të publikuara, arrin 8,4 për qind, gjatë rritjes së madhe të depozitave të amvisërive.

Kreditë e përgjithshme gjithashtu vazhduan të rriten në bazë mujore, me pjesëmarrje më të theksuar në sektorin korporativ. Rritja vjetore e kredive të përgjithshme është 6.6 për qind dhe është falë rritjes së kredisë për të dy sektorët, me kontribut më të madh të sektorit “amvisëri”.

Në kumtesë thuhet se me përjashtimin e efektit nga transmetimi i kërkesave të dyshimta dhe kontestuese nga evidenca e bilancit dhe jashtë bilancit, në pajtim me ndryshimet rregullatorë sipas vendimit të Bankës Popullore te kreditë e përgjithshme është shënuar rritje prej 7,9 për qind në nivel vjetor.

Depozitat në bazë vjetore, depozitat e sektorit kooperativë dhe sektorit të “amvisërive” janë rritur për 11,2 për qind, gjegjësisht 8,7 për qind.

Kreditë në bazë vjetore, kreditimi i sektorit kooperativ shënojnë rritje prej 4,6 për qind, ndërsa kreditë e përgjithshme të amvisërive shënon rritje vjetore prej 8,8 për qind.

Me përjashtimin e efektit nga transmetimi i kërkesave të dyshimta dhe kontestuese nga evidentimi i bilancit dhe jashtë bilancit, në pajtim me ndryshimet rregullatore sipas vendimit të Bankës Popullore, në nivel vjetor, te kreditorët e sektorit kooperativë është shënuar rritje prej 6,4 për qind, ndërsa te kreditë në sektorin “amvisëri” prej 9,6 për qind. /MIA