Numri i viktimave në kryeqytetin e Indonezisë është rritur në 53, ndërsa pothuajse 175.000 personat e evakuuar ende nuk janë në mundësi të kthehen në shtëpitë e tyre, kumtuan sot autoritetet indoneziane.
“Numri i viktimave është rritur në 53, ndërsa një person llogaritet i zhdukur”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë për lehtësimin e katastrofave, Axhus Vibovo.
Reshjet monsune dhe rritja e nivelit të lumenjve kanë vërshuar të paktën 182 lagje në Xhakartë dhe shkaktuan rrëshqitje të dheut në periferi të qytetit.