Niveli i ujit të Lumit Vardar në Jegunoc dhe në Urën hekurudhore të Shkupit është rritur në krahasim me mesataren për muajin dhjetor, tregon informacioni ditor hidrologjik i Drejtorisë për punë hidrometeorologjike.
Në lumenjtë tjerë ku kryhet matje edhe më tej ka ulje të nivelit të ujit, më dukshëm në Strumcë tek Novo Selo, Drini i Zi tek Lozhani, Cërna Rekë tek Novaci, bregallnica në Shtip, Lepenec në Shkup, Vardar në Veles.
Niveli i Liqenit të Ohrit dhe të Prespës është në kuadër të mesatares, ndërsa tek Liqeni i Dojranit ka rritje minimale.