Rritet bilanci i viktimave pas shpërthimit të vullkanit Semeru

Përkeqësohet bilanci i viktimave dhe të lënduarve si pasojë e aktivizimit të vullkanit Semeru në Indonezi. Sipas autoriteteve deri në këto momente 13 persona kanë humbur jetën ndërkohë që 100 të tjerë janë plagosur. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë dhe mbi 1000 banorë të tjerë të zonës u evakuuan.

Semeru, vullkani në malin më të lartë të ishullit Java u aktivizua të shtunën, duke hedhur hi dhe mbetje vullkanike në provincën lindore. Mijëra banorë u larguan të terrorizuar pasi ai është një ndër vullkanet më aktive në vend.