Rrënohen kioskat tek Tregu i Gjelbër! Gjatë aksionit do të rrënohen edhe 18 ndërtime tjera pa leje

Janë rrënuar dy kioskat që ishin tek stacioni në pazarin e gjelbër në Shkup.

Aty shiteshin rroba, ndërsa shitësi thotë se tani ka mbetur në rrugë dhe s’ka ku të punojë.

Edhe ai edhe shitësit tjerë nuk deshën të flasin para kamerës. Aty tani ka mbetur vetëm një kioskë.

“Dje në ora 8 erdhën, na thanë që mblidhni këto nuk do të punoni sot, edhe ashtu”.

Kjo kioskë që nuk u rrëzua është e Ndërmarrjes për qarkullim publik e aty shiten bileta.

Nga Komuna Qendër na than se kjo kioskë e ka lejen e duhur.

Shitësit gjithashtu do të duhet të paguajnë edhe për harxhimet e rrënimit të kioskave.

“Do të paguajnë vetë rrëzimin e kioskave, meqenëse u kemi thënë disa herë që vetë t’i largojnë, ata nuk e kanë bërë një gjë të tillë”, thonë nga Komuna Qendër.

Gjatë ditës së djeshme janë rrënuar edhe kioska tjera, ndërsa në planë për tu rrënuar janë edhe 18 ndërtime tjera pa leje. Nga Komuna Qendër na thanë se ky aksion është kërkesë e Qytetit të Shkupit.