(E plotësuar) – Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, nuk i ka pëlqyer deklarimi i deputetit të LVV-së, Fitim Uka.
Gjatë kohës sa Uka po fliste për menaxhimin e pandemisë në foltore të Kuvendit, Zemaj e ka quajtur “rrenc” deputetin Uka.
“Ti je rrenc”, është dëgjuar duke bërtitur Zemaj.
Pas kësaj deklarate ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.
“Ministër kujdes fjalorin, nuk ki asnjë të drejtë me ofendu deputetin, nuk mundesh me i thanë as rrenc as gënjeshtar, të lutem ruaj qetësinë”, ka thënë Nagavci.
Te ministri pas këtyre deklaratave janë parë edhe nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, dhe shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj- Bujupi ka folur pë 100 ditëshin e qeverisë Hoti.
“Unë nuk do të flasë për të bëmat e qeverisë Hoti, unë kam dhënë qëndrimet e mia, por do të jem shumë konkrete në disa pyetje, për të cilat pres që qytetarët të marrin përgjigje. Më datën 7 nëntor kemi nxjerrë rezoluren për shtesa të fëmijëve e cila ka qenë në 3 pika, që i kërkon qeverisë të hartojë, dhe startojë sa më parë legjislacionin për ndarjen e shtesace për fëmijët. Shuma duhet të kategorizohet duke marrë parasysh kriteret përkatëse”, ka thënë Kadaj- Bujupi.
“Është paraparë që implementimi i kësaj të fillojë në 2019, nuk ka ndodhë. Kryeministri Hoti në ekspozenë e tij pati folë për shtesat e fëmijëve, ku edhe e kishte në plan të qeverisë së tij, ku edhe ka zënë vend. Nuk pash ndonjë lajm, dhe poashtu dje nuk erdhi të na japë përgjigje. Të jenë konkret, a keni fillu punën në këtë drejtim, në cilën fazë, kur do të fillojë implementimi dhe a keni fillu me përgatitë legjislacionin përkatës”, ka pyetur deputetja e AAK-së.
***
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu është shprehur e kënaqur me qeverisjen 100 ditëshe të kryeministrit Avdullah Hoti.
Në seancën plenare, ku ky i fundit po raporton në kuvend, Haxhiu tha se ka një mirëqeverisje gjatë këtyre katër muajve dhe se koalicioni qeverisës është stabil dhe po funksionon mirë.
Haxhiu: Gjatë këtyre 100 ditëve ka një mirëqeverisje
“Kuvendi jep kritika dhe sugjerime mirëpo duhet ta pranojmë faktin për mirëqeverisje në kushte dhe rrethana të vështira për shkak të pandemisë që u ballafaqua edhe vendi ynë. Tani për sektorë të veçantë mendoj se secili ka hapësirë dhe nevojë për përmirësime, por ajo që dua të them është se për këto 100 ditë të qeverisë nuk kemi afera korruptive, që për mua është esenciale. Nuk kemi kritka të mëdha për të mos punës” tha Haxhiu.
Deputetja tha se do të përkrahinçdo inicativë të mirë të qeverisë.
Haxhiu: Mund të themi se koalicioni po funksionon mirë
“Mund të themi se koalicioni po funksionon mirë, ne do t’iu përkrahim për punët e mira dhe po ashtu do t’iu kritikojmë̈ aty ku ka vend për kritika”, shtoi ajo.
Derisa theksoi se do t’i qëndrojnë “mbi kry” qeverisë për çdo punë që nuk kryhet me rregull./
Deputeti i PDK-së kërkon votën e pozitës për ta çuar vendin në zgjedhje
Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës është duke raportuar kryeministri i vendit Avdullah Hoti për 100 ditëshin e qeverisjes së tij. Për çka po kritikohet nga deputetët Partisë Demokratike të Kosovës.
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri derisa ka kritikuar Hotin për raportin e qeverisjes së tij, ka thënë edhe se Qeveria në krye me Avdullah Hotin për sa kohë që është duke udhëhequr me vendin nuk kanë arritur që të kalojnë asnjë nismë ligjore pa mbështetjen e partive opozitare. Tahiri me theks ka përmendur edhe Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili për të gjashtën herë nuk ka arritur që të votohet në Kuvendin e Kosovës.
Derisa, Tahiri ka bërë thirrje 60 deputetëve të pozitës që të bëhen bashkë e ta çojnë vendin në zgjedhje.
Tahiri: Asnjë ligj nuk po mund ta kaloni pa mbështetjen e opozitës
“Ndryshe nga çka deklaroni në raport për nismat ligjore e politika sektoriale për tre muaj me radhë nuk keni qenë në gjendje të miratoni një nismë ligjore të vetme. Pra, pa përkrahjen e opozitës ju as një ligj, as një iniciativë ligjore nuk e keni kaluar në kuvend. Pra të gjitha ato që kanë kaluar kanë qenë me bashkëpunimin e opozitës për qytetarët e Kosovës. Mjafton t’i referohemi pakos për Rimëkëmbje Ekonomike, brenda këtij 100 ditëshi, 6 herë jeni munduar me kalu këtë pako. Mund të iu kuptojë që e doni dhe jeni i lidhur me punën e postit por nuk mund t’iu kuptoj si kryeministër që vazhdoni ta kryeni këtë detyrë edhe pse nuk po mundeni të kaloni asnjë punë tuajën në Kuvend”, tha Tahiri.
Tutje, Tahiri ka thënë se Qeveria Hoti nuk ka një plan e as strategji për qeverisje, derisa iu bëri thirrje deputetëve pozitës që të bëhen bashkë dhe ta çojnë vendin në zgjedhje.
Tahiri: 60 deputetëve të pozitës iu bëj thirrje të bëhemi bashkë e ta çojmë vendin në zgjedhje
“Ju e keni mësuar përmendsh se parimet tuaja për dialogun përcaktohen nga Kushtetuta e ju po harroni që Kushtetua përcakton bazën juridike të shteti dhe pushtetit ajo nuk i përcakton orientimet ditore dhe dinamikat që kishin me qenë. Shembulli tipik i kësaj është zotimi juaj për pezullimin e agjendës ndërkombëtare të Kosovës për një vit. Ju nuk keni plan, nuk keni strategji, ju keni mbështetjen e 60 deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe as nuk mund ta qeverisin vendin dhe në anën tjetër as ne si opozitë nuk mund ta çojmë vendin në zgjedhje. Unë iu bëjë thirrje 60 deputetëve të kësaj pozite e cila e ka bllokuar vendin që të bëhemi bashkë dhe ta çojmë vendin në zgjedhje”, deklaroi Tahiri.
Gashi deputetëve të VV-së: Projekti juaj i izolimit, i yni i hapjes dhe zhvillimit
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thurur lavde për qeverisjen e kryeministrit Avdullah Hoti gjatë 100 ditëve të para.
Ai në seancën e sotme plenare, tha se vendimet e kreut të qeverisë kanë bërë që Kosova të shndërrohet në qendër rajonale.
Gashi: Kosova shndërrohet në një qendër rajonale
“Kosova shndërrohet në një qendër rajonale, rrugët e Kosovës janë ato që lidhin rajoni dhe Evropën qendrore. Dalja në Adriatik dhe Durrës e Selanik do të jetë përmes Kosovës” , tha ai.
Gashiadresoi kritika ndaj deputetëve të LVV-së ku tha se projekti i tyre ishte i izolimit, ndërsa i LDK-së i hapjes dhe zhvillimit ekonomik.
Gashi: Projekti juaj ishte i izolimit, i yni i hapjes
“Kujtoni 100 ditët e izolimit total, kujtoni kur ishin të izoluar në aspektin ndërkombëtar, nacional, ekonomik dhe shëndetësor. Ky ishte projekti i juaj, izolim. Ky është projekti ynë hapje dh zhvillim ekonomik”, tha ai.
Krahas kësaj ai tha se qasja e deputetëve opozitar duke mos votuar pakon e rimëkëmbjes ekonomike të qeverisë ka bllokuar qindra miliona euro të aktivizohen në ekonomi.
Gashi: Qindra miliona euro nuk kanë arritur të aktivizohen në ekonomi për shkak të qasjes së jua
“Qasja distrikteve të juaj duke mos marrë pjesë as në votim. As kundër duke mos votuar sepse është qasjes desktruvie, kjo qasje do të marrë ndëshkimi ne merituar. Qindra miliona euro nuk kanë arritur të aktivizohen në ekonomi për shkak të qasjes së juaj, por shpejt do të vije fundi”, tha ai.
***
Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi ka kritikuar ish’ministren e këtij dikasteri, Rozeta Hajdarin.
Pasi foli për 100 ditëshin e punës së tij në Ministrinë e Ekonomisë, Kuçi ka pas disa kritika për ish ministren.
Ai thotë se kur ka marrë detyrën në Qeveri nuk ka parë gjurmë të punës të ish’ministres.
“Unë gjurmë të punës të ajo s’kum pa, e di që ka qenë prezentë në media, po gjurmë të punës te ajo s’kam pa, gjurmë të një ministrie, të një ministre që qon ndonjë proces përpara s’kam pa. Edhe ato që i ka bo i ka bo në koordinim me Qeverinë”, ka thënë Kuçi.
VV-ja për 100 ditëshin e Hotit: Katastrofale dhe skandaloze
Lëvizja Vetëvendosje po e vlerëson si katastrofale dhe skandaloze qeverisjen e kryeministrit Avdullah Hoti. Në seancën plenare ku kreu i qeverisë po raporton për punën e tij 100 ditëshe, shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Rexhep Selimi ia kërkojë dorëheqjen Hotit, derisa edhe bëri thirrje që të përkrahen iniciativa për mosbesimin e qeverisë Hoti.
Selimi u shpreh se qeveria Hoti raportet e vetme të mira i ka me Serbinë, derisa tha se korrupsioni ka lulëzuar gjatë këtyre ditëve.
Selimi: Zotëri Hoti të vetmin shërbim që mund të bëni është të jepni dorëheqje
“Zotëri Hoti veç një shërbim mund t’ia bëni Kosovës në këtë 100 ditësh, apo 100 netësh të qoheni nga këto netë në një ditë të mëngjesin të jepni dorëheqje. Zgjedhjet e reja janë të domosdoshme, por po duket që janë të pashmangshme. Jep dorëheqje Avdullah, ktheja qytetarëve atë që iu more”, tha ai.
Ai në foltoren e kuvendit, tha se qeveria Hoti u votua me mbështetje të Listës Serbe dhe vota të deputetëve që janë në burg.
Selimi: Vendimet katastrofale dhe skandaloze të kësaj qeverie në zyrën e kryeministrit
“ Vendimet katastrofale dhe skandaloze të kësaj qeverie në zyrën e kryeministrit, duke nisur nga vendimi i parë për heqje të reciprocitetit dhe deri të rikthimi i bordeve për kapje të shtetit. Qeveria Hoti u formua me vota që përfunduan në arrti dhe tash në burg e po vazhdon traditën e mëhershme për mbështetje të votave të Listës Serbe”, tha ai.
Selimi kritikoi qeverinë edhe për marrëveshjen e Uashingtonit.
Selimi: E qoj Vuçiqin në Shtëpi të Bardhë
“E qoj Vuçiqin në Shtëpi të Bardhë, kurrë pa këta nuk ish shku në shtëpi të Bardhë. Hoqi dorë nga kërkesa për njohje reciproke. Shkoj, por nuk e arriti të ndajë Ujmanin me Serbinë, a nuk është kështu a. Shkoi të formojë zonën e Novi Sadit të cilën e quajti mini-shengen. Pak heshtje po më duket, i hapi rrugë Serbisë për dalje në Adriaktik deshi t’i shkëmbetne të pagjeturit me të zhvendosurit dhe kthehet këtu dhe thonë se kjo është fitore dhe sukses për Kosovën”, tha ai.
Ai iu kundërpërgjigj edhe deklaratave të kryeministrit Hoti për raportet me Shqipërinë.
Selimi: Me Shqipërinë e keni shumë gabim
“Me Shqipërinë e keni shumë gabim, e keni shumë gabim ju thatë se me Shqipërinë kanë qenë raportet të ngrira. A jeni mend, a jeni normal ju. Ramën nuk duhet të shihni si krejt Shqipërinë, atë duhet të shihni si thjeshtë një kryeministër. Kosova dhe Shqipëria nuk janë as Ramë, as Hotë as Thaçë”, tha ai.
***
Kryeministri Avdullah Hoti menaxhimin e tanishëm me pandeminë Covid 19 po e sheh si shembull në rajon e më gjerë. Kreu i qeverisë gjatë raportimit në Kuvendin e Kosovës për punën e tij 100 ditore në ekzekutiv, tha se janë sharë shumë për keqmenaxhim, por gjithë ata tani duhet të turpërohen.
Hoti para të zgjedhurve të popullit foli edhe për dialogun me Serbinë, ku tha se kanë bërë progres, ndërkohë marrëveshjen e Uashingtonit e quajti historike. Ai theksoi se gjatë këtyre muajve kanë luftuar korrupsionin, rivendosur marrëdhëniet e mira me Shqipërinë dhe vendet tjera mike të Kosovës.
Hoti: Për pandemi jemi sharë shumë sidomos në këtë kuvend, por sot jemi bërë shembull
“Besoj që kemi arritur të mbajmë të mobilizuar sistemin tonë shëndetësor dhe krejt infrastrukturën mbështetëse për të parandaluar përhapjen e virusit dhe trajtuar rastet e prekura. Në fillim të mandatit është themeluar bordi këshillëdhënës për Covid që ka hartuar mandatit për mbrojtje të koronavirusit. Mbi të cilin janë marrë masat në sektorët përkatës. Është riorganizuar komplet sistemi shëndetësor për kapacitete shtesë dhe me shtretër dhe vënë në dispozicion mjekë të profileve të ndryshime. I kemi decentralizu spitalet rajonale, kemi punuar shumë për furnizim me mjetet të nevojshme për të përballur me këtë pandemi…për këtë pandemi jemi sharë shumë, sidomos në këtë kuvend, por sot jemi bërë shembull në rajon dhe me gjerë si menaxhohet kjo situatë. Kosova është hequr nga lista e vendeve të rrezikshme dhe ata persona që i kanë shtrembëruar të dhënat sot duhet të turpërohen”, tha ai.
Kryeministri Hoti në Kuvend, tha se do të vazhdojnë qasjen konstruktive në dialogun me Serbinë.
Hoti: Qeveria gjatë këtyre tre muajve ka arritur të rivendos marrëdhëniet e ngushta me vendet mike
“Qeveria gjatë këtyre tre muajve ka arritur të rivendos marrëdhëniet e ngushta me vendet mike. Në rend të parë me ShBA-në dhe partnerëve evropian të cilat ishin lënduar nga qeveria e paraprake. Me kënaqësi e theksojë që qeveria ka rivendosur bashkëpunim të plotë me këto vende që i kemi pasur dhe i kemi partnerë të rëndësishëm… Kur e kemi marrë qeverinë, bashkëpunimin me Shqipërinë e gjetur në një gjendje të ngrirë, falë angazhimit të dyanshëm tash jemi në një fazë të re të marrëdhënieve tona ku po kalojmë në realizim konkret të projekteve jo vetëm për dy vendet po mbarë rajonit….Sa i përket dialogut me Serbinë qeveria ka pasur qasje konstrukive. Kemi bashkëpunaur ngushtë me kryediplomati e BE-së, parimet e qarta të dialogut na kanë mundësi të bëjmë progres në këtë proces… ne kemi pasur takimin e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë ku në prani të presidentin Donald Trump kemi nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik që paraqet një hap të rëndësishëm drejt marrëveshjes finale. Ndonëse reagimet brenda vendit kanë qenë të ashpra, ajo me të drejtë është cilësuar si marrëveshje historike që mundëson ecjen përpara ka zgjidhja përpara”, tha ai.
Duke folur për rimëkëmbjen ekonomike, Hoti tha se kanë ndarë mjete financiare për sektorin privat, rritur buxhetin për bujqësi.
Hoti: Ky fond është rreth 5 përqind e bruto produktit vendor
“Ky fond është rreth 5 përqind e bruto produktit vendor që nuk është pak krahasuar me kapacitetet që kemi në buxhet shtetëror”, tha ai.
Ai theksoi edhe luftën që kanë bërë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Hoti: Gjatë këtyre 100 ditëve kemi pasur zero afera korruptive
“Gjatë këtyre 100 ditëve kemi pasur zero afera korruptive, kemi pasur kujdes në menaxhimin e buxhetit. Kemi treguar transparencë në procesin e vendimmarrjes”, tha ai.
Hoti në 100 ditët e ardhshme tha se do të koncentrohen të ndihmojnë më shumë ekonomik, derisa po vazhdon raportimin në Kuvend./
Gashi i përgjigjet VV-së: Me ju ishim në izolim të plotë ekonomik, politik dhe shoqëror
Arben Gashi i është kundërpërgjigjur kritikave nga Rexhep Selimi i Lëvizjes Vetëvendosje në raportin e 100 ditëshit të punës nga kryeministri Avdullah Hoti,
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i është kundërpërgjigjur kritikave nga Rexhep Selimi i Lëvizjes Vetëvendosje në raportin e 100 ditëshit të punës nga kryeministri Avdullah Hoti.
“Sot jemi këtu para këtij Kuvendi dhe para qytetarëve të Kosovës për të treguar se si kanë rrjedhur gjërat. Po fillojmë pak ku ishim dhe ku jemi. Ishim në një izolim total ekonomik, politik, shoqëror për arsye të ndryshme”, deklaroi ai.
“Politik sepse prishëm raportet me bashkësinë ndërkombëtare, ekonomik për shkak të pandemisë, social për shkak të vendimeve të gabuara të qeverisë ku kishte izolim antikushtetues të qeverisë së Kosovës”, shtoi ai.
“T’i kujtojmë pak se ku ishim. Ishim në kërcënimet me letra nga bashkësia ndërkombëtare për tërheqje të ushtrisë nga Kosova, për ngrirje fondesh në një situatë të krijuar vet për 50 ditë të gabuara. Ku jemi sot, sot jemi te një marrëveshje që na thotë se Kosova shëndrrohet në një qendër rajonale, se rrugët e Kosovës janë ato që lishin Kosovën me rajonin dhe Evropën qëndrore”, theksoi Gashi.
“Sistemi hekurudhor dhe i rajonit do të kalojë nëpërmjet Kosovës, edhe nga Durrësi edhe nga Selaniku. Kosova sot konsiderohet partner serioz me bashkësinë ndërkombëtare. Në sistemin e shëndetësise ishim në izolim total me qindra mjek dhe staf të karantinuar dhe një sistem para kolapsit, doktor të Kosovës që po kërkonin të iknin nga Kosova”,
“Sot nga 80 respiratorë kemi 300 respiratorë dhe specialistë që nuk mendojnë të ikin nga Kosova. Sot kemi më së paku raste në rajon, këtu ku nuk ishim dje dhe nuk duam të jemi asnjëherë”, u shpreh ai.
***
Rexhep Selimi ka ndarë kritika për qeverinë në ditën e raportimit për 100 ditët e punës nga kryeministri Avdullah Hoti.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka ndarë kritika për qeverinë në ditën e raportimit për 100 ditët e punës nga kryeministri Avdullah Hoti.
“Nuk kemi se xi mos të fillojmë duke e ritheksuar edhe njëherë që kemi të bëjmë me një qeveri kot dhe 100 ditësh të shkuar kot. Ne e kemi quajtur qeveri ilegale, nuk vjen nga opozita por rruga me të cilën ka ardhur këtu ku është sot”, deklaroi Selimi.
“Po ashtu, duam ta përsërisim pse e quajmë qeveri jolegjitime për t’ua përkujtuar se kush jeni ju. Kjo është një qeveri pa fituesin e zgjedhjeve dhe pa shumicën e parlamentit të Kosovës”, shtoi ai.
“Vendimi i parë i qeverisë ishte heqja e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë”, u shpreh Selimi
Hoti e akuzon Kurtin edhe për raportet me Shqipërinë: Kur erdha në qeveri, bashkëpunimi ishte i ngrirë
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka raportuar sot në Kuvend për 100-ditëshin e tij të parë në qeveri.
Në fjalën e tij, Hoti përveç që ka akuzuar qeverinë paraprake të udhëhequr nga Kurti se ka prishur raportet me miqtë ndërkombëtarë, ai tha se kjo ka ndodhur edhe me Shqipërinë.
Ai tha se në momentin kur ka ardhur në qeveri, raportet me Shqipërinë i ka gjetur të ngrira.
“Kur e kemi marrë udhëheqjen e qeverisë, bashkëpunimin me Shqipërinë e kemi gjetë në një fazë të ngrirë. Tani po kalojmë në realizimin konkret të marrëveshjeve ekonomike. Sa i përket dialogut, qeveria ka pasur qasje konstruktive. Kemi bashkëpunuar ngushtë me të dërguarin dhe kryediplomatin e BE-së. Parimet e qarta na kanë mundësuar të bëjmë progres në këtë proces. Ne kemi pasur takimin e 4 shtatorit në SHBA ku kemi nënshkru marrëveshjen për normalizim ekonomik. Ndonëse reagimet brenda vendit kanë qenë të ashpra, ajo me të drejtë është vlerësuar si marrëveshje historike”, tha Hoti në raportimin e tij.
Ai ka thënë se miqësia e përhershme do të mbetet gjithmonë esenciale për Kosovën.
Kjo e fundit sipas Hotit është kthyer në adresë kredibile tek palët e fuqishme në politikën e jashtme.
Nis raportimi i Hotit para deputetëve
Ka nisur raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për punën e tij 100 ditore në qeverisje.
Kreu i qeverisë pritet të raportojë para ligjvënësve për tematika të ndryshme, nga përballja me pandeminë COVID-19, gjendjen sociale dhe ekonomike të qytetarëve të vendit dhe bizneseve, dialogu me Serbinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Ky raportim ka ardhur me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje.