Rrëfimi për vrasjen e nënës nga serbët: E pashë kur ra n’tokë, para syve t’babës, para syve të 6 motrave, para 4 vëllëzerve

Ismet Balaj në një postim të tij në Facebook ka rrëfyer se si forcat serbe ia kanë vrarë nënën para syve të tij dhe tërë familjes. Ai ka rrëfyer në detaje këtë ngjarje dhe dhimbjen e familjes së tij, vëllezërve dhe motrave të tij.

Ai tregon tutje se si janë detyruar të ikin nga plumbat, ndërsa pas kanë lënë nënën e vdekur.

Rrëfimi i tij i plotë:

Sot u bën 22 vite

Më duket sikur ka ndodh dje

Si sonte pak para perëndimit të diellit,

E pashë me sy kur e rrokën plumbat

E pashë kur ra n’tokë, para syve t’babës, para syve të 6 motrave, para 4 vëllëzerve.

Kërkonte ndihmë nàna, ama nà kishim forcë veq me qa, por jo edhe më i ndihmu nanës tonë.

Veç 12 vjet i kisha, ku m’i marrë at forcë me i ndihmu nanës, ama hiç se di kah m’vinte ajo forcë me qa e me bërtitë aq shumë.

Mduket n’qiell u dëgjojke zàni jem e i vëllëzerve e motrave t’mia atë natë.

Baba na qortonte, e na dhàke gajret ama hiç s’kishte efekt ma qortimi e gajreti i babës pranë nanës tonë t’vrarë.

Krejt ishim të dehur, qanim rreth nanës,

gjuajtjet nuk n’daleshin mbi ne, baba na thoshte n’gjituni përpjetë malit se unë kujdesëm për trupin e nanës, e ku m’i marr at’ forcë m’u ngjitë e m’i lanë nanën aty të vrarë, edhe ne e donim vdekjen bashkë me nanën, por për çudi sa krisma e sa plumba fishkëllonin mbi ne, e nuk na qëllonin.!

M’kujtohet kur me kapen me zor motrat për me m’largu nga nàna e m’u ngjitë përpjetë malit. Unë kapesha për nane, por nana nuk më mbante, m’duket edhe për se vdekuri nàna donte t’na qetësonte e t’na thoshte ikni nga plumbat.

U ngjitëm malit përpjetë, sikur edhe zogjët e malit qanin me ne, edhe gjallesat tjera që jetonin në ato male solidarizoheshin më ne, mëndoja që edhe malet i shtrinin degët dhe na mbulonin me degë nga ato gjuajtje e ai pluhur i madh, por jo nuk ishin degët, ishin krahët e motrave që na udhëheqnin rrugës e na mbulonin përpjetë malit nga ai terr.

U ngjitëm, shpëtuam, nana mbeti poshtë e vrarë.

Nuk patëm forc me i ndihmu, e qysh patëm forcë me ja kthy shpinen e me lanë aty nuk e di.

U larguam bashkë me babën motrat dhe vëllëzerit.

Nga ajo natë motrat e moren rolin e nanës

Për mua tashmë ishin edhe motra edhe nëna.

E kanë luajtur rolin e nanës në përpikëri, janë mundu me n’a largu mërzinë e me n’a zëvëndesu nanën, por vet kanë jetu me mallë e mërzi të nanës.

Eeeeh motrat e mia, n’hall me neve e n’hall për vete.!

Perëndoj dielli i asaj dite, u bë natë

E hëna s’di a doli

Bashkë me diellin perëndoj edhe drita jonë e cila na ndriçoi e na ngrohu me shumë se dielli.

Nga ajo natë, kurr m’a se kam pa diellin t’u ndriçu qysh duhet.

E hënën e shoh nganjëher, ngjanë sikur ftyra e nanës time, e plotë dhe plotë dritè.!

Në përkujtim të nënës sime të vrarë nga forcat serbe me 02.08.1998 në fshatin Rezallë e re (Lludeviç)